Historia e Skënderbeut bëhet edhe një herë objekt debati mes albanologëve dhe njohësve të mirë të historisë së Shqipërisë.

Pas publikimit të botimit të albanologut, Oliver Schmitt, që përpiqet të sqarojë pozitën dhe arsyet e luftës të kësaj figure historike kanë reaguar albanologë e shkrimtarë shqiptarë.

Argumentet kundrejt Schmittit përbëjnë bazën e një tjetër botimi me titull “Skënderbeu” ose misioni i pamundur i Schmitt-it”, i autorit Sandër Lleshi, i cili përbën një kritikë të mprehtë të ideve të austriakut që është mundur të ç’mitizojë figurën e Skënderbeut.

Sandër Lleshi: “Libri i Schmittit ka një mori problemesh për të trajtuar. Schmitt pretendon që të zgjidhi sipas tij përfundimisht enigmën duke e shpjeguar në të gjithë historinë, ose në të gjithë epopenë dhe rezistencën e Skënderbeut dhe të ushtrive arbër e të kohës si një motiv gjakmarrje, gjakmarrje shqiptare, siç pretendon Schmitt. Schmitti përpiqet që ta zbehë në maksimum rolin e Skënderbeut dhe të ushtrisë arbre në ballafaqimin me ushtritë osmane. Diku Schmitti arrinte deri atje sa thotë që në fund të herës sukseset e Skënderbeut dhe të ushtrive të tij mund t’i dedikohen metrologjisë”.

Libri i Sandër Lleshit nuk synon të jetë një antipod i librit të Schmittit. Vlera e tij qëndron në spikatjen e gabimeve të bëra përkundrejt një figure historike shqiptare.

Ai është një kontribut me vlerë në debatet rreth figurës së heroit tonë kombëtar, debate ku përfshinë dhe për disa kohë dhe politikën./tvklan.al