Të ftuarit në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan folën sa i përket serialeve turke dhe se sa këto të fundit janë përqafuar nga publiku shqiptar. Duke renditur serialet më të mira dhe aktorët më të përzemërt, nuk kishin se si të mungonin dhe lajmet e mira.

Albert Dumani, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan dha lajmin ekskluziv se seriali më i ri i quajtur “Leyla”, i cili është bërë gjerësisht viral do të jetë së shpejti në Televizionin Klan. Dumani nuk dha më shumë informacion sa i përket nisjes së transmetimit, por një gjë është e sigurt, ky serial premton se do të mbajë “të mbërthyer” para ekranit të gjithë shqiptarët.

Katerina Trungu: Alperen Duymaz një tjetër protagonist seriali.

Enxhi Valteri: Ka luajtur tek “Çukuri” ky.

Katerina Trungu: Po! Festoi 32-vjetorin në shesh-xhirim është duke përgatitur një tjetër serial, i cili quhet “Leyla”. Nuk e di nëse Alberti ka ndonjë plan.

Enxhi Valteri: Është bërë shumë viral në Turqi.

Albert Dumani: Do të jetë! Lajm ekskluziv!

Katerina Trungu: Ja ku zbuluan dhe një serial tjetër.

Albert Dumani: Unë i kam takuar të dy këta personazhe. Alperi është brilant, është shumë i shoqërueshëm. Më bëri dhe “follow” në Instagram pasi hëngrëm një drekë. Edhe Pinar po ashtu, unë kam qenë në shesh-xhirime. Ata xhironin në një vilë dy katëshe të gjitha skenat e serialit. Në katin e parë jetonin të zotët e shtëpisë dhe në katin e dytë bëheshin xhirimet. Imagjino sa me fat janë ata pronarët e vilës që i kanë çdo ditë aty, dhe askush nuk e dinte që aty po xhirohej një serial.

Katerina Trungu: Uaa sa fantastike, sa do të doja dhe unë që të isha aty./tvklan.al