Lajme Arkiva 2004

Kompania e telefonisë fikse Albtelekom ka akuzuar Zyrën për Mbrojtjen e Qytetarëve se po i shkakton dëmtim të imazhit dhe dëme materiale nëpërmjet protestave.

Albtelekom në një njoftim për shtyp ka sqaruar se në kushtet e konkurrencës ndihet e dëmtuar nga këto sulme, si dhe reformën e çmimeve e ndërmerr për të shtuar investimet dhe rritur cilësinë e shërbimit.

Zyra për mbrojtjen e qytetarëve është e vendosur të vijojë protestat e saj. Kjo zyrë ka bërë të njohur raportin e akademikëve që kanë arritur në përfundimin se çmimi i telefonisë fikse rritet 15 herë.

Kreshnik Spahiu: Akademikët kanë nxjerrë që çmimi është rritur 15 herë, ndërsa për sa i përket akuzave që drejtohen në drejtim të zyrës, ndoshta vlerësimin duhet ta bëjnë qytetarët shqiptarë ditën e diel në orën 18, kur të fikin dritat e tyre dhe për 24 orë mos të përdorin telefoninë fikse./tvklan.al