Lajme Arkiva 2003

Albumi “Kafe, llafe” ka qenë ai që devijoi kontratën e prishi marrëdhëniet mes këngëtares Irma Libohova dhe shtëpisë diskografike “Shqipja 2000”, kështu shprehet administratori i kësaj shtëpie diskografike. Kjo e fundit nga ky vendim arbitrar detyrohet ta hedhë në gjyq kantautorin Libohova.

Kjo është kontrata e nënshkruar në fillim të vitit nga të dyja palët, të cilat për dy vite i detyrohen njëri-tjetrit për korrektësi dhe shtëpia diskografike gëzon të drejtën e shumëfishimit she shpërndarjen e çdo kasete të Libohovës deri në vitin 2005. Por kjo është prishur pak muaj më parë kur këngëtarja Irma Libohova, megjithëse kishte nënshkruar një kontratë albumin e ri ja shet një tjetër shtëpie diskografike shrehet administratori Duro duke mos ju përmbajtur kontratës.

Arben Duro: “Albumi i ri “Kafe, llafe” do të sillej sipas kontratës brenda një kohe shumë të shkurtër për të dalë në treg ku kjo marrëveshje u firmos nga të dyja palët që unë si presidenti i shtëpisë diskografike ”Shqipja 2000”, mora përsipër që të shpërblej Irma Libohovën çdo muaj në vlerën 100 mijë lekë të reja. Pra unë mora riskun nëse ecën apo nuk ecën, ky album do të shitej nga unë.  Përderisa ky album nuk më ka ardhur dhe kjo marrëveshje vazhdon të jetë në duart e mia, shitet në një shtëpi diskografike tjetër El Rodi, për arsye financiare, ndoshta interesi i saj më i mirë atje, por pa prishur marrëveshjen me mua. Mendoj se unë kam të drejtë duke pasur një kontratë të firmosur, të noterizuar”.

Gazetarja: Çfarë kërkoni ju konkretisht nga bërja e këtij gjyqi?

Arben Duro: Kërkoj dëmin që më ka sjellë. Ky dëm konsiston në dëm moral dhe financiar.

Nga ana tjetër menaxheri dhe vetë këngëtarja shprehen se albumi që Shqipja 2000 pretendon se është shitur në një shtëpi tjetër diskografike është në dorën e tyre. Kaseta e shitur i përket asaj me titull “Mollaxhiu”, përveç të tjerash menaxheri i Libohovës kërkon më tepër cilësi nga kjo shtëpi diskografike.

Palët i japin të drejtë vetvetes. Megjithëse nuk zbatohen ende te drejtat e autorit mes tyre ka kontrata fikse që ju duhet përmbajtur./tvklan.al