Tërmeti i sotëm në Tiranë nuk ishte mënyra më e bukur që kryeqytetasit të zgjoheshin. As për emisionin e mëngjesit në Klan, Aldo Morning Show.

Drejtuesi dhe as dëgjuesit e tij të rregullt që lidhen drejtpërdrejt me të, nuk e kanë përjetuar aq mirë.

Aldo Lipe: “Na u tund byca tani.”

Gjithsesi, me batutat e tij, Aldo kapërceu me lehtësi edhe këtë moment, për të cilin, nuk e fshehu frikën.

Aldo Lipe: “Ndjetë tërmet e tmerrshme, kush ndjeu tërmet në këto momente këtu në Shqipëri. Shikoni orën, ora 7 e 20 minuta. Ishte goxha i fortë ë? Uau, uau.  Romina u ndje tërmeti në Shkodër?

“Po.”

Aldo Lipe: “Me gjithë mend e?”/tvklan.al