Sot në ” Aldo Morning Show”.
Njihuni me mënyrën se si funksionon sistemi arsimor në shumë vende të botës. Zhvillimet më të fundit në sektorin energjitik. Lajmet që përcjellin ngjarjet më të pazakonta nëpër botë.
Tema e ditës për sot ” A duhet të sjellë nusja pajë kur martohet “?
Qytetarë të ndryshëm ndanë mendimin e tyre duke e theksuar që paja e nuses mbetet një traditë e hershme për të cilën punontei gjithe fisi.
Në studio pati rrëfime personale dhe gra e vajza që treguan se si kanë realizuar apo janë duke realizuar një pajë.

#aldomorningshow

#Aldolipe

#AlbanaCaushaj

#MegiLatifi

“Supermeni’ i Tropojës: E kam marrë nusen në ajër, si ta bën qejfin ajo nuk ta bën as dashnorja

A duhet të ruhet tradita, siç është ajo e krijimit të pajës së nuses që ta marrë me vete në shtëpinë e burrit? Kjo është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhe gazetari i terrenit Reinaldo Bregu doli për të mbledhur mendimet e qytetarëve. Një prej tyre, i njohur në rrjetet sociale si “Supermeni i Tropojës”, spikati me një opinion dhe sugjerime interesante.

Reinaldo Bregu: Këto nuset e sotme përse nuk çojnë pajë te burri kur martohen, si e shikon ti?

Supermeni: Ça janë ato?

Reinaldo Bregu: Nuset. Ti je i martuar apo jo?

Supermeni: Jam i martuar, kam edhe një djalë një vjeç e gjysmë.

Reinaldo Bregu: E ta kesh me jetë. Kur u martove, a erdhi nusja me pajë?  Pajë janë ato rrobat…

Supermeni: Jo, e kam marrë rastësisht kështu fluturim në ajër si Supermeni se unë jam Supermeni dhe nusen e kam marrë në ajër, e kam çuar deri në Shkodër te shtëpia e saj, kam kryer marrëdhënie, djali është bërë gati dy vjeç, kam bërë marrëdhënie dhe ishte kënaqësia më e paharrueshme në jetën time.

Reinaldo Bregu: Sa fantastike! Tani mua më bëhet qejfi që ti…

Supermeni: Për gjithë rininë kënaqësia më e madhe është martesa sepse sikur ta bën qejfin nusja, nuk ta bën as dashnorja, as prostituta me lekë.

Reinaldo Bregu: Eh të keqen çfarë mesazhi!

Supermeni: Plus edhe është malli jot, e di se ku i ka defektet.

Reinaldo Bregu: Bravo! Eh ta lumsha moj demokraci!/tvklan.al

Vapa nuk iku me Gushtin, vazhdojnë temperaturat e larta edhe për këtë javë

Temperaturat e larta vijojnë të mbeten prezente gjatë muajit Shtator. Sipas parashikimit të motit nga “Aldo Morning Show” në Tv Klan, termometri do të arrijë në 31 gradë Celsius, edhe pse priten reshje shiu. Fundjava do të jetë me reshje të shumta shiu.

Megi Latifi: Java që presim përpara parashikohet të jetë e qetë, tipike Shtatori, megjithatë fundi i javës dhe kryesisht, fundjava do të rezervojë luhatje të motit me temperatura të larta dhe reshje shiu, me intensitet shumë të lartë.

Aldo: Në fundjavë? Mos!

Albana Çaushaj: Ndërsa sot parashikohet që moti të jetë i kthjellët dhe me vranësira deri në mesatare në relievet kodrinore-malore.

Megi Latifi: Ajo që është më shqetësuese është se temperaturat mbeten të larta dhe kjo të shqetëson vërtet shumë sepse bie shi dhe ti përgatitesh, vishesh, ngjishesh me ndonjë këmishë si kjo që ne kemi veshur sot ose Albana atë bluzen dhe pastaj zhgënjehesh.

Albana Çaushaj: Ne kemi dalë shumë herët Megi, nuk konsiderohemi. Në fakt, temperaturat do të shkojnë në maksimale në 31 gradë Celsius në Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa minimalja 10 gradë Celsius në qytetin e Bajram Currit.

Megi Latifi: Mirë, vetëm po na erdhi nga Elbasani që e kemi afër se Tirana nuk qenka te temperaturat maksimale.

Aldo: Pra, për ta thënë më thjesht, sot?

Megi Latifi: Do jetë pak vapë dhe do jetë si dje.

Aldo: Uaaa! Kaq. Kjo ishte gjëja më e thjeshtë.

Albana Çaushaj: Demoralizuese, doje të thoje Aldo?

Aldo: Jo, kjo është e rëndësishme sepse thua me vranësira zona kodrinore, malore…

Megi Latifi: Sikur bëhesh pak lëmsh.

Albana Çaushaj: Do ketë vranësira, do ketë reshje të pakta, jo shumë dhe temperaturat do jenë pak a shumë si dje./tvklan.al