Një mbrëmje e veçantë, ku vera, arti dhe diplomacia u ndërthurën me elegancë, u organizua këtë të enjte nga “Alehandro Group”.

Një nga kompanitë elitare të sjelljes së verërave dhe pijeve më të mira ndërkombëtare në Shqipëri u prezantoi miqve pjesëmarrës disa nga prodhimet më të përzgjedhura të kantinës së famshme Robert Mondavi nga Kalifornia.

E ftuara e nderit në këtë ngjarje të veçantë ishte e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, e cila shprehu vlerësimin e saj për drejtuesen vizionare të Alehandro Group.

Ky udhëtim i rafinuar në botën e verës u pasurua nga bota e artit, ku piktori i mirënjohur Artan Shabani, prezantoi disa nga veprat e koleksionit të tij nga artiste amerikane.

Erjola Braha, një grua e dashuruar me botën e verës për më shumë se dy dekada, përfaqësuese e kantinave më elitare në botë, dhe e njohur nga revista prestigjioze Forbes si ambasadore e verës, premton të vazhdojë me përkushtim të sjellë në Shqipëri verërat më të mira dhe eksperienca që frymëzojnë kulturën dhe artin e mikpritjes.

Tv Klan