Teleskopi hapësinor James Webb ka fotografuar për herë të parë imazhin sesi mund të jetë dukur galaktika jonë teksa formohej dhe astronomët thonë se duken si drita Krishtlindjesh.
“E adhuroj galaktikën vezulluese me dritat e Krishtlindjeve që shkëlqejnë njësoj si në kohën kur Universi ishte vetëm 600 miliard vjeç”, tha Catherine Heymans.
Në foto shihen dhjetë toptha yjesh me ngjyra të ndritshme që duken si zbukurime Krishtlindjesh të varura në kozmos. Kjo është hera e parë që shkencëtarët shohin lëmshe yjesh që mblidhen për të krijuar një galaktikë si Rruga jonë e Qumështit dhe përmban informacione sesi u krijua Universi.
Shkencëtarët e kanë quajtur këtë galaktikë Shkëlqimi i Xixëllonjës sepse duket si një grumbull xixëllonjash shumëngjyrëshe.
Teleskopi më i fuqishëm në botë na ka treguar edhe më parë galaktika më të largëta e të vjetra, por jo një që duket si e jona në fazat e hershme të formimit dhe me kaq detaje.
“Të dhënat se çfarë ndodhi në këtë fazë të Universit janë shumë të pakta”, tha dr. Lamiya Mowla. “Këtu në fakt po shohim një galaktikë teksa formohet tullë pas tulle. Galaktikat që ne shohim zakonisht janë tashmë të formuara kështu që është hera e parë që ne dëshmojmë këtë proces”.
Grumbujt e yjeve janë me ngjyra të ndryshme për shkak të fazës që ndodhet secili. “Është shumë e bukur sepse formimi i hershëm i një galaktike është shumë aktiv. Po ndodhin shumë gjëra, po lindin yje të rinj, po vdesin yjet e mëdha, ka shumë gaz e pluhur, azot e oksigjen dhe për shkak të fazës ku janë, kanë edhe ngjyrat e bukura. Ne mund të themi diçka për moshën e secilit grumbull, përbërjen e elementëve dhe temperaturat në të cilat po krijohen”.
Dritës nga Shkëndija e Xixëllonjës i është dashur më shumë se 13 miliardë vjet që të arrijë te ne. Është kaq e vogël dhe e largët sa as teleskopi s’do ta kishte dalluar nëse nuk do të kishte ndodhur një rastësi e rrallë yjore.
Midis galaktikës dhe teleskopit kishte një grumbull galaktikash të tjera të cilat përkulin dhe shumëfishojnë dritën e Shkëndijës së Xixëllonjës duke vepruar si një lupë zmadhuese gjigante. Përmes këtij procesi ne mund të shohim galaktikën e largët e cila dukt kaq magjike!/tvklan.al