Aktori i njohur turk Rıza Kocaoğlu mund të largohet nga seriali “Çukur”

Lajmi është publikuar pak ditë më parë në mediat turke dhe flitet se aktori do të bashkohet me produksionin e ri “Telefono agjentin tim” (Menajerimi Ara).

Ky nuk është rasti i parë që aktorët shkëputen nga një projekt për të nisur një të ri. Edhe seriali tjetër të cilit pritet t’i bashkohet Kocaoğlu është pjesë e produksioneve të kompanisë së njohur Ay Yapim.

Pak kohë më parë dy aktorët e tjerë Cihangir Ceyhan dhe Berkay Ateş janë larguar nga “Çukur”. Sezoni i katërt i këtij seriali ka nisur transmetimin në Turqi më 7 Shtator 2020 dhe së shpejti do të transmetohet premierë ekskluzive edhe në ekranin e Tv Klan. Nëse do të jetë Aliço pjesë e sezonit të ri duhet të presim një reagim nga aktori ose menaxheri i tij. /tvklan.al