Alma Katragjini: “Falë grumbullimit në kohë të informacioneve kanë arritur të identifikojnë dhe të hedhin në dyshime konkrete për autorët e dyshuar të kësaj telefonate ku nga këto struktura po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë. Ditën e djeshme strukturat e hetimit të krimit lokalizuan menjëherë zonën nga ku është realizuar kjo telefonatë, e cila dyshohet të jetë kryer në rrugën e Elbasanit në afërsi të Liceut Artistik në Tiranë. Po ashtu dje u shoqëruan katër shtetas, të cilët u morën në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen”./tvklan.al