Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit është zhvilluar koncerti i organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë i titulluar “Zërat amerikanë”. Ka qenë vetë ambasadori Limpreht, i cili pasi falënderoi publikun në pjesëmarrjen, ka ftuar në skenë Xhon Ferguson dhe baritonin Ira Spollding. Këta dy artistë amerikanë, kanë sjellë për publikun në sallë një spektër të gjerë muzikor, i cili ka përfshirë muzikë amerikane që nga vitet 20-30.
Ky program ka mbajtur këngë fetare tradicionale afrikano-amerikane, stile pianistike popullore, këngë të artit amerikanë, muzikë për piano e shekullit të 19 etj. Ditët e nesërme këta artistë do të jenë pjesëmarrës edhe në aktivitetin Ditët e muzikës së re, që do të zhvillohet në Akademinë e Arteve./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora