Ambasada e SHBA në Tiranë shprehet se është e angazhuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për krijimin e një sistemi drejtësie siç e meritojnë shqiptarët.
Në një njoftim në Facebook, ambasada fton të gjithë ata që duan të jenë pjesë e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, të aplikojnë.
“Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve”, njofton selia diplomatike.
Mbështetja e ambasadës për BKH-në vjen pas hapjes së thirrjes për hetuesit e rinj që do bëhen pjesë e këtij institucioni të ri./tvklan.al