Ambasada Shqiptare në Itali ka reaguar pas shembjes së urës në Xhenova. Për të gjithë emigrantët që jetojnë në vendin fqinj, thuhet se ambasada po i ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova.
“Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. Qëndrojmë në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë”,
bën me dije ambasada, që ka afishuar një numër telefoni për çdo rast.
Tv Klan