Ambasadori amerikan James Jeffery ka paralajmëruar edhe nëjherë qeverinë dhe partitë politike se mosrealizmi në përputhje me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve parlamentare do të vinte në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë jo vetëm në Bashkimin Evropian por edhe në NATO. Nga tribuna e konferencës shqiptare të Shoqatës së Atlantikut ambasadori Jeffrey u kujtoi politikanëve shqiptarë se kë do zgjedhja një mundësi e mirë për t’i demostruar botës së Shqipëria kupton komponentin politik dhe vlerat e përbashkëta të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
James Jefrrey: “Ju keni detyrime të rëndësishme përpara, jo vetëm në luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe për zhvillimin ekonomik, por dua të veçoj zgjedhjet kombëtare parlamentare që do të zhvillohen në një kohë kritike në mesin e vitit 2005. Shpresoj që, jo vetëm qeveria, por edhe partitë politike ta konsiderojnë këtë mundësi shumë seriozisht për të treguar se Shqipëria është gati për t’u antarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, por, nëse zgjedhjet nuk zhvillohen në përputhje me vlerat e këtyre institucioneve, integrimi juaj mund të rrezikohet.”
Ambasadori amerikan James Jeffrey ofroi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në mënyrë që Shqipëria të realizojë këto detyrime, por nga ana tjetër theksoi se përgjegjësia kryesore u mbetet shqiptarëve. /tvklan.al