Llesh Kola: “Rasti në fjalë është marrë vesh në rrugë institucionale. Ambasada është informuar nga institucionet italiane për ngjarjen dhe siç është rregulli ambasada ka komunikuar dhe informuar menjëherë ministrinë tonë të jashtme”.
Gazetarja: Keni pasur ju informacione më parë lidhur me ndjekjen që ndoshta policia italiane i ka bërë këtij rasti?
Llesh Kola: “Asnjë lloj informacioni nuk ka patur ambasada, as nuk mund të ketë ambasada informacione të tilla”.
Gazetarja: Zoti Kola a mendoni se ky rast cenon deri diku imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve përderisa bëhet fjalë për kapjen e një njeriu, i cili ka patur imunitet diplomatik?
Llesh Kola: “Absolutisht ndikon, por nuk duhet ta maksimalizojmë. Patët dhe një sqarim zonja Metaj që personi në fjalë është personel teknik i ambasadës, nuk është diplomat dhe nuk është personel diplomatik. Imuniteti i tij ka të bëjë me funksionin që ka në ambasadë si staf teknik i ambasadës dhe makinën që ka pasur në përdorim pa lejen e ambasadës. Unë mendoj se duhet të merren gjithmonë masa të tilla, të rrepta dhe të vihen përballë drejtësisë të gjithë njerëzit dhe ata që shkelin ligjin pavarësisht nga funksioni që kanë.”/tvklan.al
Gazetare: Desada Metaj