Ambasadorja franceze e ka shmangur përgjigjen e pyetjes, nëse vendi i saj do të bashkëpunojë me PD nëse në krye të saj do të vije Sali Berisha.

Ajo theksoi se “në këtë moment është e rëndësishme që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha dhe Kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje”.

Edhe ambasadori gjerman Zingraf pohoi në të njëjten linje me diplomaten franceze.

Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet”, tha ai.

Ambasadorja franceze për realizimin e konferencës brenda presidencës sllovene: Të gjithë ne e shpresojmë këtë gjë.

Pyetja për konfliktin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë a mund ta ketë Shqipëria e vetme një datë në qoftë se nuk zgjidhet konflikti midis tyre?

Kjo çështje nuk shtrihet për momentin, çështja që shtrohet për momentin është që përgjatë presidencës sllovene të punojmë të kemi një datë”, tha ambasadorja.

Klan News