Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, është takuar këtë të martë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasada gjermane njofton se ky takim është në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.

Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen./tvklan.al