Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, ka bërë thirrje të martën që opozita të rikthehet në Kuvend.
“
Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë, por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për t’u miratuar si reforma e kodit zgjedhor, për të cilat nevojitet edhe vota e saj. Vendi ka një perspektivë për t’u anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet. Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi në këto pika
”, tha Susanne Schutz.
Tv Klan