Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mësohet se një ambulancë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një paciente 71-vjeçare.
“Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht shkak i daljes nga rruga dyshohet të jetë moti i keq që ka përfshirë vendin me reshje dëbore dhe ngrica./tvklan.al