Një person i pajetë është gjetur në një karburant në zonën e Novoselës.
Korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj, raporton se personi, i cili mendohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, është zbuluar nga punonjës të tjerë që po merrnin turnin. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
“Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al