Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga skadimi i afatit për amnistinë fiskale, vetëm një numër i vogël biznesesh ka shlyer principalin për të përfituar më pas faljen e kamatëvonesave apo të gjobave.

4 muaj nga hyrja në fuqi e amnistisë fiskale janë mbledhur vetëm 45 milion lekë apo më pak se 2% e totalit të principalit.

Përparim Dervishi: “Ne presim me metodën shqiptare që ta lejmë në ditën e fundit të gjithë  që tregojmë çfarë avantazhi të madh ofron kjo paketë fiskale që nga 10 miliard lekë të reja që janë borxhet e subjekteve të krijuara në kohë kundrejt doganës, rreth 70% e tyre falet.”

Deklarata u bë gjatë një takimi me bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Genc Boga: “Shoqëri të ndryshme pretendojnë amnisti, por ndërkohë i kanë hedhur në gjyq doganat apo tatimet, sidomos doganat edhe ke një proces gjyqësor që është na vazhdim. Do me thënë si do të bëhet me ta.”

Përparim Dervishi: “Këto biznese  nuk mund të jenë në listën e atyre bizneseve të tjera që sot menjëherë mund të shkojnë të aplikojnë pranë degëve doganore për të përfituar nga amnistia. Ato që janë proces gjyqësor do të presin që gjykata ta japi zgjidhjen.”

Administrata doganore këtë vit ka në plan të rrisë të ardhurat me 12.5 miliard lekë, krahasuar kjo me 2008, pavarësisht impaktit që mund të sjellë kriza ekonomike te volumi i tregtisë sonë me jashtë. Ndërkaq për bizneset mbetet ende shqetësim përditësimi i çmimeve të referencës./tvklan.alGazetar: Fjorald Zguro