Ruben Amorim po përballet me një situatë të vështirë te Manchester United, drejtimin e të cilëve e mori në muajin Nëntor të vitit ta kaluar.

“Djajtë” e kuq u mposhtën në kampionat nga Brighton me rezultatin 3-1, në atë që ishte humbja e shtatë në 15 ndeshje për Amorim.

Tekniku portugez ishte tepër i irrituar me lojtarët e tij pas ndeshjes. Sipas “The Athletic”, Amorim theu një nga televizorët në nerva e sipër, ndërsa ishte shumë i ashpër me futbollistët.

Kritikat ishin të mëdha, për mungesën e seriozitetit në fushë. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Rangers në Europa League dhe trajneri pret reagim nga Manchester United. /tvklan.al