Ministri i Drejtësisë kërkoi sot nga gjykata dhe avokatët të mos jenë skeptik ndaj projektligjit për avokatinë, që sipas tij kërkoi një klimë bashkëpunimi dhe mirëbesimi mes palëve.

Enkeljed Albeaj: “Në lidhje me marrëdhëniet me Dhomën Kombëtare të Avokatëve, me avokatët. Megjithatë dhe një unifikim të brendshëm të standardit të mënyrës se si do të procedohet me avokatët, për sa i përket ndryshimeve të ligjit të ri për avokatinë, jam në pritje të gjithë kërkesave që do të vijnë jo vetëm nga kjo gjykatë por dhe nga gjykatat e tjera. Veçse ligji kërkon një marrëdhënie mirëbesimi mes të gjitha palëve”.

Në analizën vjetore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, shprehu konsiderata të larta për funksionin e kësaj gjykate, pa lënë mënjanë edhe nxitjen për respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë të pandehurit.

Kreshnik Spahiu: “Ne e konsiderojmë Gjykatën e Krimeve të Rënda si një laborator të suksesshëm, të pushtetit gjyqësor. Nuk duhet toleruar dhe nuk duhet neglizhuar në asnjë rast respektimi i përpiktë dhe  rigoroz i të gjitha kërkesave që parashikon kodi i procedurës. Natyrisht jam i sigurt që mund të them që në gjykatën tuaj vjen aroma e gjyqësorit”.

Gjatë analizës u publikua disa nga shifrat statistikore në lidhje me gjykatën dhe proceset gjyqësore që shqyrtohen në këtë godinë./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi

Operator: Ben Haxhiaj