Laboratori i referencës në Rumani ka konfirmuar se 4 nga 13 personat e dyshuar janë të prekur nga gripi A H1N1.

Pas kësaj Shqipëria numëron zyrtarisht 12 të prekur nga virusi pandemik, ndërsa numri i të dyshuarve  ka shkuar mbi 300.

Te infektuarit i përkasin moshës 16-45-vjeç. Për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të popullsisë, Shqipëria është listuar në radhët e vendeve që ka porositur vaksinën kundër gripit A H1N1. Ministria e Shëndetësisë deklaron se pritet të vaksinohet 1/ 3 e popullsisë.

Anila Godo: “Thuhet që në vjeshtë do ta kemi. Praktikisht ne jemi në bisedime në mënyrë që ne të mbulojmë tërë atë kontingjent popullate në maksimum, ndoshta 1/3 të popullatës, ndoshta dhe më shumë që ne mendojmë që duhen vaksinuar. OBSH-ja ne nuk na konsideron ndër vendet e varfra që duhet ndihmuar, por sido që të jetë ndoshta një sasi vaksine mund të vij dhe nëpërmjet OBSH-së. sido që të jetë ne do të porosisim dhe do të kemi aq vaksina sa do t’i nevojiten këtij vendi”.

Vaksinimi i popullsisë kundër gripit pandemik që ka përfshirë të gjithë botën do të bëhet në bazë të prioriteteve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami