Poliklinika e specialiteteve numër një në kryeqytet ose siç njihet ndryshe poliklinika iraniane, ka tashmë dhe një qendër imazherie, duke u bërë kështu e para poliklinikë që kanë një aparaturë radiologjie të vitit 2009 e cila është blere me fonde të qeverisë.

Anila Godo: “Drejtuesit e poliklinikës janë krenarë, sepse thonë është aparati më i mirë në Tiranë, pra flasim vërtetë për një aparat që ka kushtuar 85 mijë euro dhe që është vërtetë i mirë pasi është mjaft komod në të përdorur dhe në të njëjtën kohë mjaft i sofistikuar duke plotësuar të gjitha nevojat që ka një poliklinikë specialitetesh”.

Kjo aparaturë modern e cila kryen disa funksione do t’u shërbejë rreth 300 mijë banorëve të zonës.

Edmond Progni: “Kjo aparaturë, në fakt është një aparaturë tepër moderne e cila kryen shumë funksione, përveç grafive shumë cilësore dhe grafive të porositura, dmth që ndahet filmi në 4 pjesë, e bën grafinë në momentin kudo, pra nuk harxhon film. Është ekonomik dhe tepër me pamje të qartë, është Filipsi i vitit 2009. Aparati kryen edhe shumë funksione të tjera si tomografitë, radioskopitë, pilografitë”.

Pas këtij aparati radiologjie, qendra më e re e imazherisë pritet të pajisjet me të tjera aparatura që do të shërbejnë për ekzaminime të sofistikuara./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami