Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nuk largohem nga kabineti Meta pasi kam arritur rezultate pozitive si ministër i financave. Ka reaguar me optimizëm ndaj zërave për largimin nga qeveria ministri Angjeli madje ai ka hedhur posht të gjitha akuzat e liderit demokrat Berisha.

Anastas Angjeli, ministër i Financave:- “Unë jam anëtar i qeverisë dhe nuk mendoj se rreziku më vjen nga thirrjet që bën Berisha, rreziku mua më vjen nëse unë nuk zbatoj ligjin, Kushtetutën dhe nëse nuk kam rezultate në detyrën time. Me rezultatet që ju po dëgjoni sot dhe me korrektësin time në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit as më ka shkuar ndonjëherë në mend”.

Tezat elektorale të Berishës për rritjen e rrogave dhe uljen në minimum të tatimeve dhe taksave shefi i misionit të FMN-së Matei i quajti absurditet politik që do të krijonin deficit të pajustifikueshëm buxhetor. FMN dhe qeveria shqiptare ka rënë dakort për një program të ri 3 vjeçar në luftën kundër varfërisë dhe rishikimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat. Angjeli ka premtuar realizimin 100% të të ardhurave 3 mujore, në muajin Mars nga doganat dhe tatimet./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame