Lajme Arkiva 2003
Gazetarja: Zoti Harasani Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka vlerësuar dje kufizimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët si dënim kolektiv. Cili është opinioni juaj?
Andi Harasani: Jam shumë dakord është dënim kolektiv dhe ne si KESH e kemi thënë gjithmonë që është dënim kolektiv. Kemi kërkuar nga të gjithë drejtorët tanë të shpërndarjes të marrin masa dhe të individualizojnë personat të cilët e paguajnë energjinë. Dhe ata që nuk e paguajnë, t’u ndërpritet energjia elektrike megjithatë duhet pranuar se kemi zona të caktuara të cilat s’do të doja ti pranoja në televizor ku kemi 700-800 familje dhe kemi vetëm 4 konsumatorë që paguajnë. Në këtë rast nuk mendoj se ka zgjidhje tjetër teknike po detyrohemi që të presim energjinë edhe për këto 4 familje që paguajmë. KESH është duke marrë të gjitha masat që të krijojë kushtet teknike dhe tu ndërpresë energjinë vetëm atyre që nuk paguajnë.
Gazetarja: Opozita dhe Ilir Meta kanë deklaruar se Shkodra po persekutohet politikisht çdo të thotë kjo për ju?
Andi Harasani: Që nga viti 1997 që është hapur si kompani tregtare, qëllimi dhe synimi i KESH-it është furnizimi i plotë me energji i Shqipërisë, rritja e performancës financiare, krijimi i kushteve për investime sa më të larta nga viti në vit. KESH nuk ka asnjë qëllim politik, nuk ka asnjë synim politik dhe nuk bën asnjë lloj loje politike, përgjigjja për Shkodrën do të ishte që investimet për Shkodrën nga viti në vit janë shumëfishuar çfarë nuk ka ndodhur me pagesat. Shkodra vazhdon të jetë me pagesa 9%-10%./tvklan.al