Propozimi i ish-deputetit te larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, për një kompromis politik mes Berishës dhe Ramës nëpërmjet ndarjes se posteve te kreut te republikës, kryeprokurorit apo kreut te SHISH, për deputetin socialist Andis Harasani është një pazar i turpshëm.
Ne një intervistë për Klan Harasani i kërkon kryesocialistit Rama te distancohet nga personazhe si Xhufi qe nuk kane asnjë lidhje sipas tij me Partine Socialiste, por rendin pas interesave personale.
Andis Harasani: “Persona, të cilët kanë kërkuar votë kundër PS-së, kundër Edi Ramës në zgjedhjet e Qershorit 2009 sot dalin dhe flasin ne emër të PS-së, por ajo çka mua më shqetëson dhe do të doja t’i bëja thirrje kryetarit të partisë, zotit Rama, është që të hiqet dorë nga persona të tillë, të cilët i kërkojnë pazar sepse nuk ka asnjë fjalë tjetër për pazar kryeministrit Berisha për të kërkuar prokurorët, për të kërkuar presidentë, qoftë dhe për të kërkuar ambasadorin tonë në Romë, ose shoferin e ambasadorit në Romë ose shoferin e ambasadorit në Romë. Gjëra të tilla nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Partia Socialiste është e bindur për të luftuar në institucione, për të luftuar në parlament në mënyrë që ta rrëzojmë këtë qeveri”.
Harasani ka injoruar akuzat qe Xhufi bën ne adrese te tij dhe 4 deputeteve te njohur si oponentët e kryesocialistit Rama, pas vendimit te këtyre te fundit për te thyer bojkotin brenda afateve qe parashikon kushtetuta.
Andis Harasani: “Nuk ka asnjë problem për ato çka thonë personazhë si zoti Xhufi. Njihet botërisht që zoti Xhufi për shkak të lidhjeve farefisnore, familjare dhe shpirtërore me Enver Hoxhën nuk mund të flasin ndryshe”.
Deputeti socialist, Harasani është shprehur i rezervuar te përgjigjet pyetjes, nëse deklarata e Xhufit për një kompromis me 2 liderëve qe do te zgjidhte sipas tij situatën aktuale politike është e inskenuar nga vete Rama.
Andis Harasani: “Unë nuk do të doja ta besoja atë. Unë mendoj që personat si Xhufi, të cilët nuk janë votuar asnjëherë në popull thjesht mundohen të shikojnë padronin e radhës”./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka