Kështu është pritur kryetari ne detyre i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjate takimit te zhvilluar ne Korçe për garën e kreut te selisë roze.

Edhe këtë here kamerat nuk janë lejuar te qëndrojnë kur ka filluar pjesa e pyetjeve nga te pranishmit për Ramën dhe Lakrorin, te cilat kane zgjatur për me shume se 90 minuta.

I gjithë debati ka qene shume i acaruar ku nuk kane munguar edhe përgjigjet ofenduese te kryetarit ne detyre për anëtaret.

Shumica e pyetjeve nga anëtarësia socialiste, kishin të bënin me arsyet e humbjes së PS në zgjedhjet e 28 Qershorit, qëndrimi jashtë parlamentit si dhe marrëdhëniet e kryetarit socialist me ata që njihen si kundërshtarët e tij, por edhe me partitë e tjera të majta. Një anëtar i asamblesë socialiste të Korçës ka pyetur Ramën:

Socialisti: A do te hyje grupi i deputeteve socialiste ne parlament, nëse këtë do ta rekomandonin SHBA?

Përgjigja e kryesocialistit ka qene:

Edi Rama: Hyrja ne parlament është e kushtëzuar nga zbardhja e se vërtetës se zgjedhjeve te 28 Qershorit.

Një tjetër socialist ka pyetur Ramën:

Socialisti: Perse deklaroni qe zgjedhjet e 28 Qershorit u manipuluan dhe u vodhën, kur te gjithë anëtarët e KQZ certifikuan ne unanimitet te plote rezultatin e zgjedhjeve?

Edi Rama: Rezultati i zgjedhjeve te Qershorit ishte ai qe diktoi dhe vendosi pushteti, pavarësisht se si votuan shqiptaret.

Socialisti: Ju lutem me jepni një përgjigje te drejtpërdrejtë.

Edi Rama: Jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe jo për të të shkolluar ty. Nëse nuk e kuptove përgjigjen, atëherë pyet ata qe e kane kuptuar.

Ndërsa i pyetur për mungesën e deputeteve te Korçës ne këtë takim Rama ka deklaruar.

Edi Rama: Majko nuk ndodhet ne këtë takim për një arsye familjare. Për sa i përket Blushit, unë durova një vit, për te thënë një fjale te keqe për Ilir Metën dhe askush te mos prese se do te them diçka te tille për Blushin, qe është një pjese e rëndësishme e historisë se PS.

Një pjese e socialistëve te pranishëm në këtë takim e kanë cilësuar Ramën si përgjegjësin kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 28 Qershorit, duke e akuzuar atë gjithashtu edhe si përçarës te se majtës./tvklan.al