Katër parti kanë patur të drejtë për të propozuar anëtarë dhe sekretarë për KZAZ-të: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate.
Mësohet se pranë KQZ-së kanë depozituar propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve të katra këto parti. Administrata e KQZ-së do të shqyrtojë propozimet dhe dokumentacionin përkatës të propozimeve të partive.
Afati për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit përkatës ishte dita e sotme, 11 Janar 2021./tvklan.al