Vlera e kompanive me kapital shtetëror që priten të privatizohen nga të persekutuarit politikë me anë të letrave me vlerë dhe bonove të privatizimit arrin në tre pik katër miliardë lek. Ministri i ekonomisë Anastas Angjeli sqaron:
Anastas Angjeli: “Në listimin që po pregatisim për të çuar në qeveri bëjnë pjesë ndërmarrje të rëndsishme në disa qytete kryesore të vëndit ku do të përmendnja: Kantinën e Pijeve në Durrës, do të përmëndnja Firgoriferin në Durrës, ëë, Ndërmarrjet e Furnizimit në Durrës, Prodhim Këpucë në Korçë, janë Duhan Cigarja në Shkodër, është Art Eksporti në Tiranë, është Industrial Impeksi në Tiranë, është Trikotazhi në Korçë, janë disa kompani të cilat ne po i pregatisim. Natyrisht nuk mund të them që kto definitivisht janë kto, për arsyen se ne do të bëjmë propozimin konkret, por është qeveria ajo që, ë, do të vendosë.”
Ministria e Ekonomisë ka bërë tashmnë gati listën e kompanive që do të privatizohen në ankand nga ana e të përndjekurve politikë.
Anastas Angjeli: “Nëpërmjet ktyre kompanive ne arrimë të afrojmë, ëë, një kapital shtetror me vlerën gjshtqind e tetëdhjetë rreth gjshtqind e tetëdhjetë milionë lek, kurse me pjesën tjetër që është në të gjithë, ë,, qytetet e vëndit, ë, objektet potenciale të cilat tashmë dokumentat, e thashë, janë agjensinë e privatizimit, ne afrojmë rreth dy pikë tetë miliradë gjithsej, rreth tre pik katër miliardë, ë, është vlera e cila afrohet nëpërmjet Agjensisë Komtare të Privatizimit që përllogaritet të jetë, e cila do t’u afrohet në ktë mënyrë, ë, të përndjekurve politikë, ë, për të përdorur ata letrat me vlerë dhe për t’u bërë pronarë. Duke dhënë ktë mundsi, ë, ne mendojmë se do të asi, ky treg që u krijua, ë, do të ketë mundsinë që të rifunksionojë dhe natyrisht që ka anët pozitive të vetat,, sepse ë, u i shndrron ose i integron të përndjekurit politikë nga mbajtës të një dokumenti, ë, një letre në pronarë të vërtetë të një prone të caktuar të cilët ata pastaj me format e ndryshme që lejon ekonomia e tregut, ë, mund ta përdorin atë, mund ta shfrytëzojnë atë për ta shndërruar në një aktivitet të posaçëm në dobi të tyre.
Sipas Angjelit bonot e privatizimit dhe letrat me vlerë do t’vlersohen sipas tregut n’ankandet përkatse. Pjesmarrje në privatizimin e të përndjekurve politikë është masa e parë qeveritare për integrimin e të përndjekurve. Pritet të shqyrtohen edhe masa të tjerë në lidhje me strehimin dhe pensionet e ksaj kategorie. /tvklan.al