Federata Angleze e Futbollit synon të mbajë trajner Gareth Southgate edhe sikur të humbasë finalen e Europianit me Spanjën, ndeshje që transmetohet në Tv Klan më 14 Korrik.
Gazeta britanike “The Times” shkruan që qëllimi është që Southgate të udhëheqë ekipin drejt Botërorit të 2026.
Kontrata aktuale e trajnerit përfundon në Dhjetor, por drejtori ekzekutiv, Mark Bellingham ka në plan të nisë bisedimet me Gareth Southgate në përfundim të Euro 2024.
Southgate do të ketë ndeshjen e 101 me përfaqësuesen e Anglisë më 14 Korrik në Berlin. 53-vjeçari e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa më herët ishte në krye të skuadrës së 21-vjeçarëve.
Tv Klan