E njohur si një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, Anita Muçaj, bija e spikerit Mustafë Muçaj, është sot një emër i rëndësishëm i gazetarisë në Kosovë.
E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”në Tv Klan, ajo u pyet çfarë këshillash i ka thënë i ati që të bëhej gazetare e mirë.
Anita Haradinaj: Kam qenë 19 vjeç kur kam filluar të jap lajmet për herë të parë, e vetmja këshillë që më ka dhënë babi është të jem e sinqertë sepse publiku arrin ta kuptojë sinqeritetin edhe përtej televizorit./tvklan.al