Vizitorët e huaj kanë shpenzuar mesatarisht 200 euro për çdo ditë qëndrimi në vendim tonë, por janë të gatshëm për të harxhuar edhe më shumë. Ky është një prej përfundimeve të dala nga anketimi 1-vjeçar i zhvilluar nga zyra e PNUD-it në vendin tonë. Me vizitorët në aeroportin e Rinasit në çastin e largimit nga Shqipëria.

Andrew Sedil: “Të intervistuarit thanë se përveç 200 eurove të shpenzuara mesatarisht në ditë gjatë udhëtimit në Shqipëri. Janë të gatshëm për të paguar edhe rreth 95 euro të tjera shtesë që do të shkonin në buxhetin e qeverisë për t’i investuar në resurset turistike. Në total kjo shifër e cila do të shkonte për investime në trashëgimi natyrore e kulturore përllogaritet në afro 300 milion euro në vit.”

Tirana është qyteti më i preferuar, ndërkohë që ekspertët e PNUD-it këshillojnë diversifikimin e destinacioneve turistike. Nga anketimi me turistët rezulton se kohëzgjatja mesatare e udhëtimit në Shqipëri ka qenë 6 ditë.

Më shumë se gjysma e udhëtarëve të huaj vijnë në Shqipëri për biznes dhe vetëm 14% e tyre për argëtim. Mosha mesatare e vizitorëve është 37 vjeç. Meshkujt zënë 80% të vizitorëve, ndërkaq 59 % e totalit udhëton vetëm. Pjesa më e madhe e personave që na kanë vizituar janë rezidentë në Itali, e pasuar nga shteti helen./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro