Rritet numri i emigrantëve që vijnë për të kaluar pushimet e verës pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
Në portin e Durrësit fluksi i emigrantëve ka arritur në 12 mijë vetëm në një ditë. Gjatë 12 orëve të fundit në port kanë hyrë 2300 automjete.
Mëngjesin e sotëm në port kanë zbarkuar pesë tragete dhe pritet të mbërrijnë edhe tetë të tjerë deri në orët e vona të mbrëmjes.
“Kemi ardhur që në orën 8, dy orë, kurse në Bari për gjysmë ore hipëm në traget.”
“Di që kam tre orë këtu e s’po dalim dot.”
“Unë shikoj diferencë të madhe nga tre vite më përpara për shembull”.
“Çik rrëmujë, por më mirë nga radhët e tjera”.
Aktualisht në shërbim të pasagjerëve janë në dispozicion 12 sportele, dyfishi i vitit të kaluar.
Fluksi më i madh i udhëtarëve pritet javën që vjen, i cili do të vazhdojë deri në fillim të Shtatorit./tvklan.al