Udhëtojmë në malin e Dajtit për të arritur në majën më të lartë të tij, pikërisht aty ku prej shumë vitesh qëndrron kjo antenë, e para transmetuese për valët televizive. Kulla në të cilën qëndrron e montuar edhe antena është 76 metra e lartë dhe për kohën në të cilën ajo u montua ishte nga më të njohurat dhe më të famshmet në Europë, në montimin e saj morën pjesë dhe inxhinjerët tanë të cilët sapo kishin filluar të punonin në fushën e trransmetimeve televizive. Njëri ndër ta është edhe Vullnet Mustafarai, sot pas 32 vjetësh ai rrëfen për punën e bërë për montimin e kësaj antene.

Vullnet Mustafaraj: “Vështirësitë më të mëdhaja kanë qënë dy, e para ka qënë transportimi i elementëve që atëherë ishin shumë të rëndë dhe e dyta sepse sheshi ndërtimit ishte shumë i vogël. Për të transportuar të gjitha këto materiale aty ka punuar një tankist, ishte nga brigada e tanqeve në Zallherr, njeri shumë interesant sepse në një nga kthesat që bëhej mbrapa malit të Dajtit makina e tij ecte me një rrotë jashtë, dhe ai i sistemonte të gjithë elementët në krahun e kundërt për të balancuar peshën, dhe e ndiqte këtë element për element, kështu që ai rrezikonte jetën e tij. Makina ishte pa dyer, domethënë ai mund të hidhej fare kollaj, kjo ishte si zgjidhje”.

Aparaturat dhe gjithçka tjetër që duhej për montimin e saj erdhën nga Kina. Gjithashtu kontributin kryesor të kullës dhe antenës e dhanë specialistët kinez, njëri prej të cilëve humbi jetën gjatë punës për ndërtimin e saj. Quhej Çan Pao Y, vdiq në moshën 35 vjeçare dhe sot për të dëshmuar se dhe ai u ndje pak shqiptarë për të transmetuar valët televizive në çdo shtëpi prehet këtu në Tiranë, ndërësa antena për të cilën ai dha jetën përçon valët televizive kudo në Shqipëri./tvklan.al