Zëvendësministri i jashtëm Anton Gurakuqi i zgjedhur si kryetar i Partisë Demokristiane në njërin prej dy kongreseve të Demokristianëve i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Berisha të shkarkojë nga detyra ministrin e Shëndetësisë Nard Ndoka. Duke marrë shkas nga kalimi i Gilman Bakallit në grupin parlamentar demokristian, Gurakuqi tha, se mes disa kartonëve qiraxhinj seç i quajti ai prurjet e fundit në këtë grup. Ndoka vazhdon merkaton e deputetëve për t’i bërë presion kryeministrit që të qëndrojë me dhunë në postin e ministrit.

Anton Gurakuqi: “Akti i sotëm i fundit i shkuarjes të deputetit Gilman Bakalli në grupin parlamentar të Ndokës, është një ndarje përfundimtare e këtij grupi nga PDK. I bëjmë thirrje kryeministrit, i bëjmë një thirrje publike pasi ne i kem i dërguar edhe një shkresë zyrtare institucionale për të hequr Nard Ndokën nga ministri i shëndetësisë”.

Duke komentuar kërkesën që Ndoka i bëri të hënën kryeministrit për ta shkarkuar atë dhe zv/ministrin e integrimit Zef Bushatin. Gurakuqi tha se tashmë Ndoka nuk ka asnjë mandat për një kërkesë të tillë./tvklan.al