I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Redian Rrajen, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve në Shkozet.
Rraja kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vijuar në qëndrimin e tij se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Prova kryesore e prokurorisë kundër tij ishte një shenjë gishti e 34-vjeçarit në një palë syze, të gjetura në mjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, mjet që u braktis në Shkafanë të Ishmit, pak orë pas ngjarjes.
Redian Rraja akuzohet për “Vrasjen e funksionarëve publike” dhe “Vrasjen e dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Si pasojë e atentatit në Shkozet mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas, si pasojë e plagëve të marra.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë me u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ka rezultuar se në makinën e dyshuar se u përdor nga autorët janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që përputhen me të tijat. 34-vjeçari është ndaluar piken e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Tv Klan