Drita Perhati, një nga konkurrentet në garë për të marrë zemrën e Saimirit, protagonistit të spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka treguar më shumë detaje nga zhvillimet që po ndodhin në këtë show.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, bukuroshja ka rrëfyer se janë 2-3 vajza që nuk i “ngjisin” në mendime.

Më tej ajo ka folur edhe për eksperiencën që po kalon në “Love Story”.

Ti shkon mirë me të gjithë. Edhe me vajzat këtu në Love Story ke marrëdhënie të mira?

Po, me të gjitha. Nuk kam qejf t’i mërzis të tjerët. Gjithmonë dua të sillem mirë, të më sillen mirë, pavarësisht se kjo nuk ndodh asnjëherë. Ka dy tre goca që nuk është se më ngjisin shumë në mendime por fundja aq mendojnë, aq bëjnë. Emra nuk jap. Nuk bëj sot sherre. Kur të vijë momenti do shpërthejnë gjërat se nuk shkon gjithmonë mirë muhabeti.

Ti ende nuk ke pasur një takim 5-minutësh me Saimirin, por ke thënë që je ndjerë mirë pasi nuk ke qenë gati për një takim me të?

Po, sepse po prisja se si do të sillej Saimiri me vajzat që edhe unë të kuptoj pak nga larg tipin e Saimirit. Edhe këtë javë më mirë që s’më zgjodhi sepse nuk jam akoma gati. Por do jem gati kur të vijë momenti.

Shumë vajza të tjera janë mërzitur që nuk i ka zgjedhur Saimiri, pse mendon se ndodh kjo?

Ndoshta janë vajza që i presin gjërat shumë shpejt, ecin me ritme shumë të shpejta. Unë eci me qetësinë time. Ariana u mërzit shumë. Kejsi po pret ta takojë me se s’bën.

Përveç Saimirit, eksperienca që ti ke marrë në këtë programacion?

Shumë e bukur, shumë gjë e veçantë. Jam me fat që jam përzgjedhur që po e kaloj këtë eksperinecë. Nuk prisja aq shumë komente pozitive. Unë po shijoj më shumë gjërat që po ndodhin këtu, jo famën jashtë në instagram. Nuk rri shumë në instagram. Po shijoj kohën me vajzat këtu, kohën me Saimirin, këto po shijoj.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al