Fondi publik synon të marrë 25% të aksioneve të klubit italian
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, një gjigant me 700 miliardë Dollarë nga të ardhurat e naftës, ka nisur një fazë të re të strategjisë së investimeve në Evropë. Fokusi është në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë e rinovueshme, teknologjinë, pasuritë e paluajtshme, argëtimin, madje edhe sportin.
Interes të veçantë po tregohet në klubet kryesore evropiane të futbollit. Siç raportohet nga mediat italiane Fondi synon të hyjë në kapitalin aksionar të Milanit.
Pronari i fondit amerikan Gerry Cardinale kishte folur për një bashkëpunim ndaj partnerëve të mundshëm arabë. Ndoshta një bashkëpunim për ndërtimin e stadiumit të ri të klubit kuqezi.
Fondi është duke vlerësuar mundësinë e investimit në kompaninë që ka maxhorancën e aksioneve të Milan. Sipas mediave, negociatat janë në vazhdim, me një afat deri në fund të marsit për të marrë një vendim.
Në Evropë, fondi saudit po shqyrton mundësi të ndryshme investimi në infrastrukturë, pasi tashmë ka blerë 25% të aeroportit Hithrou në Londër. Fondi ka interesa në pasuri të paluajtshme, në hoteleri, teknologji e derei te zinxhir dyqanesh me pakicë.
Klan News