Kandidimi i Edi Ramës për postin e kryetarit të Partisë Socialiste do i sillte asaj një lider me kredibilitet të cenuar që do ta bënte më të vështirë fitoren e Partisë Socialiste si në garën për pushtetin vendor apo zgjedhjet parlamentare.

Deklarata vjen nga një prej eksponentëve më të lartë të Partisë Socialiste, ish-ministrit të Financave Arben Malaj.

Në një intervistë për BBC Malaj tha se, oponenca kundër Ramës në PS është mbytur nga persona që sot janë flamurtarë të cilët bëjnë deklarata revolucionare të viteve ‘80 në mbështetje të Ramës.

Mbështetësit e tij, ka vazhduar më tej Malaj po keqpërdorin influencat e tyre për të treguar një solidaritet të sëmurë.

Për deputetin socialist selia rozë pas humbjeve të zgjedhjeve të 28 Qershorit ka nevojë të shërohet e jo të dobësohet më tej.

Përsa i përket ndryshimeve të kërkuara nga Ben Blush dhe përkrahësit e tij, Malaj deklaron se kolegë të shumtë brenda PS po bashkëpunojmë për ta mundësuar që partia të rigjetjen e vetvetes.

Nuk është një garë individuale ka garantuar Malaj, por një angazhim i përbashkët. I pyetur mbi skenarin e rrëzimit të kandidaturës së tij për në krye të PS-së Malaj ka sqaruar se ai do të jetë deri në fund të garës dhe kontributi i tij do të jetë gjithnjë brenda partisë edhe nëse platforma e tij nuk del fituese./tvklan.al