Kur ka mbetur me shume se një jave nga zgjedhjet parlamentare kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, i ka bere apel te gjithë shtetasve qe te marrin pjese ne votim me 28 Qershor.
Thirrja e Ristanit erdhi gjate një takimi te organizuar nga programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në bashkëpunim me KQZ-ne ne qendër të të cilit ishte ndërgjegjësimi i rinise dhe gruas ne proceset e vendimmarrjes.
Për numrin një te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga e drejta e votës nuk duhet përjashtuar asnjë shtetas dhe për këtë arsye, shtoi Ristani, te gjithë duhet te drejtoheni ne kutitë e votimit me dokumentet e rinj elektronik. Ndaj thirrja e radhës drejtuar qytetareve nga kreu i KQZ-se u përqendrua tek tërheqja e kartave te identitetit.
Arben Ristani: “Duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të votojnë. Mesazhi kryesor besoj që unë dua të përcjell në këtë takim është që dua t’ju nxis të votoni. Merrni kartat e identitetit sa s’është vonë. Kartat e identitetit praktikisht nuk janë vetëm për zgjedhje, ju e dini këtë. Është një dokument që do t’ju shoqëroj gjatë gjithë jetës dhe ju duhet për çdo lloj veprimtarie që ju kryeni gjatës jetës tuaj”.
Por interesit te studenteve te ftuar ne këtë takim ne lidhje me transparencën e votimit dy here nga një shtetas me 28 Qershor, numri një i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve iu përgjigj:
Arben Ristani: “Janë 3-4 masa të cilat garantojnë që ti të mos, dmth, çdokush të mos ketë mundësi të votojë dy herë brenda të njëjtës qendër ose dy herë në qendra të ndryshme. Emri në listë, firmosja në listë, vulosja e gishtit, dokumentet e identifikimit”.
Gjate takimit te organizuar nga UNDP-ja, kreu i KQZ-se i njohu studentet me praktikat qe do te ndiqen ne procesin elektoral, duke nisur nga kodi i ri zgjedhor, dokumentet e identifikimit, shpërndarja e mandateve, numërimi i votave dhe certifikimi i rezultatit te zgjedhjeve nga institucioni i drejtuar prej tij./tvklan.al