Në emisionin Opinion Plus, i ftuari i radhës Arben Sefgjini, drejtori i përgjithshëm i tatimeve dhe ish-shefi SHIK për Tiranën, ka folur për herë të parë për çështjen Remzi Hoxha dhe implikimin e tij në të.
Arben Sefgjini: “Unë nuk kam dijeni se ç’mund të ketë ndodhur me këtë qytetarë të quajtur Remzi Hoxha”.
Blendi Fevziu: A ju ka kontaktuar ju familja e Remzi Hoxhës në atë kohë apo dhe më vonë?
Arben Sefgjini: “Asnjëherë deri më sot”.
Në arrest shtëpie që prej afro 1 jave Sefgjini ka mohuar të ketë pasur dijeni për rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Po ashtu edhe për rrëmbimin e torturimin e Zizo Kristopullit dhe të Abdyl Loshajt. Ai ka sqaruar se nuk di që SHIK të ketë rrëmbyer Remzi Hoxhën, po kështu as që pranoi që ky i fundit ka vdekur nën tortura në Kune të Lezhës.
Blendi Fevziu: A rëndon në ndërgjegjen tuaj vrasja e Remzi Hoxhës?
Arben Sefgjini: “Nuk rëndon në ndërgjegjen time asgjë që nuk është bërë nga ana ime dhe që s’kam dijen i unë”.
Blendi Fevziu: Është futur një element i ri. Avdyl Loshaj ka dëshmuar në 2008 se është torturuar prej jush.
Arben Sefgjini: “Në dijeninë time jo. Këtë çështje e trajtuam dhe në seancë gjyqësore. Në fakt nëpërmjet një debati për hir të vërtetës me prokurorin. Edhe në konkluzionet e mia është se prokurori i çështjes ka spekuluar duke manipuluar provat”.
Ngjarja tronditëse e zhdukjes së Remzi Hoxhës, është risjellë në vëmendje të publikut për herë të dytë këtë vit, më 2003-in Sefgjini dhe 3 të tjerë kanë qenë për afro 1 vit në burg për këtë çështje.
Blendi Fevziu: A rëndon në ndërgjegjen tuaj vrasja e Remzi Hoxhës?
Arben Sefgjini: “Nuk rëndon në ndërgjegjen time asgjë që nuk është bërë nga ana ime”./tvklan.al
Gazetare: Anjeza Maja