Vetëm një ditë pas marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për uljen e çmimit të kuponit për kartat e identitetit për disa kategori, në sportelet e gjendjeve civile dhe numri i aplikantëve është rritur.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i njësisë bashkiake numër tetë, Arben Tafaj, sipas së cilit aplikimet në ditë tashmë shkojnë tek 110 deri ne 130 shtetas.
Arben Tafaj: “Ka një fluks ditor rreth 110 deri në 130 aplikantë në ditë. Njësia bashkiake tetë ka 31 mijë votues nga të cilët deri tani kanë aplikuar 11 mijë e 300 qytetarë. Deri në ditën e sotme numërohen 6723 karta të tërhequra. Pjesa tjetër është një pjesë disponibël dhe pritet ardhja e qytetarëve për t’u shpërndarë në mënyrë ritmike.”
Vendimi për te paguar vetëm 200 leke për kartat është mirëpritur edhe nga vete qytetarët, te cilët kane aplikuar gjate ditës së sotme.
“Shumë mirë kanë bërë për pensionistët”.
“Nuk është gjithë jeta për 2 mijë lekë e për 10 mijë lekë e tetë mijë lekë. Po qe dashamirësia për ta bërë këtë gjë që është për ne pse jo?”
Sipas Arben Tafajt me ritmet qe është duke u punuar te gjithë qytetaret do të jenë të pajisur me karta identiteti brenda datës 28 Qershor./tvklan.al