Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Letërnjoftimet Elektronike

Interesimi i emigrantëve shqiptarë për pajisjen me pasaportë biometrike-(4 Gusht 2009)

Muaji Gusht ka rikthyer radhët në zyrat e aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Behet fjale kryesisht për emigrantet që kanë ardhur me pushime, e qe e kane shfrytëzuar këtë periudhe për t’u pajisur me dokumentet e rinj te identifikimit. “Jetoj në Itali, Milano. Kemi ardhur për t’u pajisur me pasaporta dhe me...

Gusht 4, 2009

Nishani për pasaportat: Pa letërnjoftime, jo përfitim nga liberalizimi i vizave-(9 Korrik 2009)

Shtetasit shqiptare qe nuk do te disponojnë një pasaporte biometrike nuk do te mund te përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe për pasoje nuk do te mund te qarkullojnë pa to ne vendet e Bashkimit Evropian. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaron për TV Klan se procesi për pajisjen me pasaporta do te zgjasë deri...

Korrik 9, 2009

Ministria e Brendshme thirrje të fundit për tërheqjen e letërnjoftimeve-(27 Qershor 2009)

Rritet interesi qytetar për tërheqjen e dokumenteve të rinj identifikues. Vetëm një ditë para zgjedhjeve shumë qytetarë janë drejtuar në zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit për të tërhequr këtë dokument identifikimi me anë të të cilit mund të votojnë. Ministria e Brendshme duke bërë edhe njëherë thirrje për tërheqjen e kartave të prodhuara,...

Qershor 27, 2009

Ministri Bujar Nishani bën publike numrin e aplikimeve për letërnjoftimet-(19 Qershor 2009)

Ditën kur Ministria e Brendshme ka deklaruar si të përfunduar afatin për aplikimin me kartat dhe pasaporta për shtetasit shqiptar pa pasaporte, te cilët duan te votojnë në zgjedhjet e 28 Qershorit, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka bere publike numrin e shtetasve shqiptare qe kane mundësinë te shprehin vullnetin e tyre te lire ne...

Qershor 19, 2009

Fatmir Konja lajmërim qytetarëve për tërheqjen e kartave të identitetit-(18 Qershor 2009)

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon të gjithë qytetarët që iu janë prodhuar letërnjoftimet elektronike se emrat e tyre janë të publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe koncensionari i afishon ato pranë çdo zyre aplikimi. Çdo qytetar mund të kontrollojë emrin e tij nëse i është prodhuar karta e identitetit në faqen...

Qershor 18, 2009

Ecuria e procesit të pajisjes me karta identiteti në rajonin shqiptar-(25 Maj 2009)

Procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti po ecën me ritme të larta në të gjithë vendin. Në qytetet kryesore prodhimi i letërnjoftimeve plotëson kushtet për pajisjen e të gjithë qytetarëve. Në Lushnje numri i aplikimeve ka shënuar një trefishim vetëm muajin e fundit. Po ashtu si dhe ne shume rrethe te tjera, edhe...

Maj 25, 2009

Pajisja me letërnjoftime, 370 mijë karta identiteti të pa tërhequra – (23 Maj 2009)

Mbi 1 milion shtetas shqiptarë kanë aplikuar për pajisjen me letërnjoftimin elektronik, por vetëm 520 mijë  qytetarë i kanë tërhequr ato në zyrat e shpërndarjes. Mos tërheqja e kartave të identitetit në kohën e caktuar ka bërë që në njësitë e tërheqjes të krijohen stoqe të mëdha me karta identiteti të prodhuara. Aktualisht janë në...

Maj 23, 2009

Ferdinand Poni për pajisjen e fëmijëve me pasaportat biometrike-(19 Maj 2009)

Çdo shtetas shqiptar mund të aplikojë për pasaportë biometrike dhe procesi për to vazhdon njëkohësisht me aplikimin për kartën e identitetit. Edhe vogëlushët që sapo vijnë në jetë mund ta marrin një pasaportë biometrike, vetëm se nga mosha 0-16 vjeç ata duhet të shoqërohen për të aplikuar nga prindërit. Ferdinand Pone: “Gjithkush mund të aplikojë...

Maj 19, 2009

Ferdinand Poni në Peshkopi: 3.5 milion euro projekte nga qeveria holandeze-(14 Maj 2009)

16 komuna dhe bashki në qarkun e Dibrës kanë përfituar financime për 18 projekte për rrugë, asfaltime kanalizime dhe ujësjellësa me një vlerë prej 3.5 milionë eurosh të akorduara këto nga qeveria e Mbretërisë së Holandës nëpërmjet Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri. Kanë përfituar më shumë Bashkia e Klosit, Bashkia e Peshkopisë, Komuna...

Maj 14, 2009

Arben Tafaj për uljen e çmimit të kuponit për kartat e identitetit-(29 Prill 2009)

Vetëm një ditë pas marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për uljen e çmimit të kuponit për kartat e identitetit për disa kategori, në sportelet e gjendjeve civile dhe numri i aplikantëve është rritur. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i njësisë bashkiake numër tetë, Arben Tafaj, sipas së cilit aplikimet në ditë tashmë...

Prill 29, 2009