Lajme Arkiva 2003

Zërat për ndarjen territoriale dhe krijimin e shteteve etnike janë të qartë, madje në programin e njërës prej forcave më të rëndësishme shqiptare në rajon. Partia Demokratike shqiptare në ish republikën Jugosllave të Maqedonisë në kongresin e tretë të 12 korrikut , përfshiu në program si ide themelore krijimin shteteve etnike.

Në një intervistë për Tv Klan kryetari Arbën Xhaferi ka thënë se është e drejtë e shqiptarëve të kërkojnë ndarjen, se marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet për faj të sllavëve dhe se krijimi i shteteve etnike si proces historik është projekt i të tjerëve dhe në këtë mënyrë shqiptarët e shtrojnë edhe si çështje për veten./tvklan.al