Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ka shënuar gol në miqësoren që ekipi i tij Dinamo Zagreb barazoi 2-2 me Shakhtar Donetsk. Skuadra kroate tashmë drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro.
Ishte minuta e 95 e takimit kur në hyrje të zonës Hoxha mori një top dhe pëqrfundoi me sukses aksionin duke siguruar barazimin për ekipin e tij.
Arbër Hoxha në paraqitjet me Kombëtaren ka mundur të shndërrohet në një lojtar të rëndësishëm për Shqipërinë.
Tv Klan