Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se në dosjen prej 500 faqesh të SPAK, nuk ka asnjë fakt penal.
“Thanë që destinacionin e tokës Sport Klub Partizani e ka ndryshuar Sali Berisha. Janë shtyrë më thellë në falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe në aktakuzë thonë që e ka ndryshuar Berisha si kryetar i KRT-së. Për ata që nuk e mbajnë mend atë periudhë, KRT ka qenë organi i Rregullimit të Territorit të Bashkisë. KRTRSH ka qenë Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo e fundit varej na një organ që kryesohej nga kryeministri. Ndërsa KRT e Bashkisë kryesohej nga Edi Rama. Edi Rama e ka miratuar këtë në datë 12 Maj”.
Malltezi është shprehur se SPAK ka kryer shkelje të rënda gjatë hetimit, për të mbuluar kallëzimin e rremë të ish-kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ndërsa arrestimi i Berishës dhe Malltezit, sipas saj, është kryer për interesa politike.
Klan News