Në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, ka startuar “Daily Love Story”, një program ku publiku do ketë mundësinë të shohë përtej skenës së spektaklit “Love Story”, premiera e të cilit u transmetua mbrëmjen e së hënës.
Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.
Konkurrentja Ariana ka komentuar puthjen e Vivien, për të cilën është shprehur se ishte diçka e planifikuar me kohë.
“Ndihem shumë e lumtur. Ishin shumë të bukura dhe të veçanta vajzat. Puthja e Vivien ishte diçka që e kishte planifikuar me kohë, por jam shumë e sigurt që kur e pa Saimirin do t’i jepte më shumë se një puthje”, është shprehur bukuroshja e Love Story.
Ndërkojë, ajo ka pohuar se edhe ajo e ka puthur Saimirin në prapaskenë, larg syrit të kamerave.
“Unë ja dhashë puthjen prapa skenave. Mora trëndafilin, i dhashë puthjen Saimirit dhe kam emocione përsëri”, ka deklaruar Ariana.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al