Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe emocione të shumta teksa konkurrentet kanë komentuar takimet e Saimirit me vajzat që ai zgjodhi në SPA.

Ka qenë Arjana ajo që është shprehur e nevrikosur pas takimit në dhomën e masazhit mes Enxhit dhe 33-vjeçarit.

Ajo është shprehur e zhgënjyer teksa i ka bërë thirrje Saimirit se nëse do të kishte zgjedhur atë, do të ishte kënaqur më shumë se me Enxhin.

Më tej Arjana ka theksuar se Saimiri zgjodhi disa vajza që nuk ishin fare aktive në lojë.

“Jam shumë e nevrikosur, shumë e zhgënjyer. Prisja të më zgjidhte mua dhe disa vajza të tjera sepse ishim shumë aktive në not, në garë. Ai zgjodhi disa vajza që nuk bënë asnjë zhytje. Dua t’i them Saimirit që nëse do kishe provuar masazhin tim do ishe kënaqur më shumë se sa me Enxhin”, ka thënë ajo.

Jo vetëm Arjana, por edhe disa konkurrente të tjera janë shprehur të revoltuara për takimin e Saimirit me Enxhin, në dhomën e masazhit./tvklan.al